Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrjeti i gazit, parashikohen 19.5 mln euro investime për shpërndarjen

Ndërkohë që rreth vitit 2020 gazi natyror i prodhuar në Azerbajxhan të mbërrijë në territorin shqiptar përmes gazsjellësit TAP, kompania shtetërore e shpërndarjes së gazit Albgaz, e krijuar nga ndarja prej Albpetrolit vitin e kaluar, ka hartuar planin e investimeve për këtë vit, si dhe një plan me afat 10-vjeçar. Ky subjekt sapo ka krijuar edhe një ndërmarrje të përbashkët me kompanina e madhe shtetërore italiane SNAM për të realizuar dhe mirëmbajtur rrjetin e shpërndarjes në vendin tonë.

Investimet planifikojnë mirëmbajtjen e një rrjeti rudimental gazsjellësish, por edhe gazifikimin e vendit nëpërmjet ndërtimit të linjave magjistrale që do të lidhen me TransAdriatic Pipeline, e cila për herë të parë realizon lidhjen e Shqipërisë me rrjetet botërore të gazit.

Sipas ERE-s, gjatë vitit 2017 u evidentua fakti se sektori i gazit në Shqipëri, me infrastrukturë të ngritur që prej vitit 1971, ka nevojë për mirëmbajtje dhe investime të vazhdueshme, në mënyrë që të minimizohen humbjet e gazit dhe të kryhet aktiviteti parësor i transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror. Albgaz sh.a. fillimisht po shfrytëzon linjat e transmetimit të gazit. Linjat e shpërndarjes janë ende në proces, momentalisht nuk ka aktivitet për Shpërndarjen e gazit natyror, deri sa të kryhet rinovimi i infrastrukturës së gazsjellësit. Kjo pritet të realizohet në kuadër të investimeve strategjike me rëndësi kombëtare (Gas Masterplani), ku gazsjellësi TAP AG do të ketë rol suportues në konceptimin, planifikimin dhe implementimin e projektit.

Shqiptarja.com  20.06.2018