Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skandali i emetimit të gazrave, arrestohet shefi i Audit

Shefi ekzekutiv i gjigandit gjerman të makinave, ‘Audi’, është arrestuar në lidhje me hetimet e skandalit të gazrave të naftës që emetohen nga automjetet e këtij prodhimi. Sipas Bild, Rupert Stadler është arrestuar në banesën e tij në Ingolstadt. Prokurorët thanë se ata vepruan me shpejtësi pasi ekzistonte rreziku që Stadler të dëmtonte provat.

Ata shtuan se Stadler do të merret në pyetje nga e mërkura. Sipas gazetës Bild, nuk ekziston mundësia që ai të lirohet me kusht përkundrejt pagesës së garancisë. ‘Audi’ është përfshirë në skandalin e emetimit të gazrave. Muajin e shkuar, kompania pranoi se 60 mijë modele A6 dhe A7 kanë pasur probleme me softuerin e shkarkimit të gazrave.

Skandali i çështjes së shkarkimit të gazrave të naftës shpërtheu në vitin 2015. Volkswagen, kompania nënë e Audi-t, pranoi se ka shitur më shumë se 600 mijë makina në SHBA, të pajisura me një softuer mashtrues, që manipulonte të dhënat e ndotjes.

Kompania e pranoi më vonë se kishte instaluar këtë softuer në më shumë se 11 milion makina nafte në mbarë botën. Softueri e dallonte kur po testohej dhe ulte emetimin e gazrave. Ndërsa kur makina është në rrugë, nivelet e ndotjes janë praktikisht shumë më të larta, deri në 40 herë.

Shqiptarja.com  18.06.2018