Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ratifikohet huaja e ndryshuar për interkonjeksionin me Kosovën

LIGJ

Nr. 29/2018

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KILOVOLTË SHQIPËRI–KOSOVË (TIRANË– PRISHTINË)”, NËPËRMJET NJË HUAJE PREJ 42 000 000 EUROSH

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndryshuese e marrëveshjes së huas dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovoltë Shqipëri–Kosovë (Tiranë–Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000 (dyzet e dy milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 31.5.2018

Shpallur me dekretin nr. 10807, datë 8.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

energjia.al  18.06.2018