Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH merr transhin e parë të kredisë së BERZH

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka marrë ditët e fundit transhin e parë prej 118 milionë eurosh të një kredie prej 218 milionë eurosh të marrë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kredia e BERZH ishte miratuar që në qershor 2016 me synim ristrukturimin e borxheve të vjetra. Disbursimi i kredisë u zgjat në kohë, pasi banka kishte vënë kushte për kryerjen e reformave ligjore dhe rregullatore në sektorin e  energjisë. Në prill të këtij viti, ministri i energjisë Damian Gjiknuri njoftoi se  Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi zyrtarisht plotësimin e të gjitha kushteve nga pala shqiptare për bërjen efektive të Marreveshjes së Kredisë.

Agron Hetoja, drejtor i KESH, tha për Monitor se kësti i dytë i kredisë prej 100 milionë eurosh mund të disbursohet pranverën e vitit të ardhshëm, pasi duhet të plotësohen disa kushte për komsolidimin e sektorit energjetik, për të cilat do të kërkohet edhe pak kohë.

Të ardhurat e kredisë do të përdoren për të rifinancuar dhe zgjatur, overdraftet të garantuar me afat të shkurtër, të cilat KESH i ka marrë në bankat komerciale, si nevojë emergjente dhe të cilat kërkojnë miratimin vjetor, ka bërë të ditur BERZH në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes, KESH, përmes kësaj huaje synon ristruktimin e borxheve, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e bilancit. Sipas relacionit, ai synon shlyerjen e borxhit të shtrenjtë afatshkurtër ndaj bankave tregtare vendase, nëpërmjet një huaje afatgjatë, shumë më të lirë nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke krijuar kështu mundësinë e çlirimit vit pas viti të buxhetit të shtetit nga garancitë qeveritare që ka dhënë për KESH-in (pagesat vjetore të principalit do të shkojnë për reduktimin e volumit  të garancive qeveritare).

Revista Monitor,  07.06.2018