Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, qeveria heziton të punësojë në KEK banorët e zonës

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth premtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për punësimin e nga një anëtari të familjeve të dy fshatrave në Obiliq, Shipitull dhe Hade.

Ai tha se ende nuk është implementuar një gjë e tillë, pasi sipas tij ka hezitim nga Këshilli ndërministror.

“Gjatë negocimit është potencuar që një anëtarë për familje të punësohet. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur ende, shpresojmë që do të ndodh. Ju e dini që këtë rast punëdhënësi është KEK-u. Ne po mundohemi të bëjmë përpjeke që të zgjidhet kjo, sikur me rastin e familjes Shala kur është zhvendosur, mirëpo po heziton Këshilli ndërministrorë me nënshkrua vendimin sikur në të kaluarën dhe kjo mbetet të shihet”, ka sqaruar kryetari Gashi.

Telegrafi,  29.05.2018