Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi TANAP nis aktivitetin më 12 qershor

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Berat Allbajrak, në një deklaratë që bëri në qytetin e Bursas, tha se Projekti i Gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP) do të merret në dorëzim për shfrytëzim më 12 qershor .

Ministri dha informacione edhe mbi shpimet në thellësi të Detit Mesdhe.

“Këtë verë do të realizojmë shpimin e parë të thellë në Mesdhe”, – tha Albajrak.

Parashikohet që me tubacionin TANAP të transmetohet në Europë përmes Turqisë gazi natyror azer, që do të nxirret nga zona “Shah Deniz-2” dhe zonat e tjera gazmbajtëse në jug të Detit Kaspik.

TRT Turkey,  15.05.2018