Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP përfundon 95% të rrugës në Greqi dhe Shqipëri

Rruga në të cilën do të kalojë gazsjellësi Trans-Adriatik është pothuajse tërësisht e hapur dhe bërë gati për shtrimin e tubacioneve të mbetura. Konsorciumi i TAP njoftoi se tashmë 95%, ose 725 kilometra nga 765 kilometra në total midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të pastruara dhe rregulluara.

Tashmë që edhe 75% e tubave janë vendosur në tokë dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë salduar dhe janë gati për të pritur dërgesën e parë të gazit, punimet totale për TAP kanë përfunduar në mbi 70% të tyre.

Gazsjellësi që do të transportojë gazin natyror nga Azerbajxhani drejt Italisë dhe pjesës tjetër të Europës pritet të bëhet operativ në vitin 2020 dhe raportet e ecurisë tregojnë se ky objektiv është gjithmonë e më pranë realizimit.

Ndërkohë, kompania ka shpallur pak ditë më parë edhe ftesën për parakualifikimin e kompanive të interesuara në ngritjen e sistemeve të telekomunikimit dhe sigurisë.

Scan Tv,  11.05.2018