Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja si përfitohet kompesimi i faturës së energjisë për pensionistët

Pensionistët në fshat dhe në qytet do të mund të përfitojnë një kompensim mujor deri në 760 lekë në muaj, për faturën e energjisë elektrike. Për të marrë shtesën në pension, ata duhet të përmbushin një sërë kriteresh të ndarë sipas kategorive të përcaktuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kompensimin mund ta përfitojnë të gjithë individët që marrin pension të pjesshëm të pleqërisë, të invaliditetit si dhe familjarë. Po ashtu, këtë kompensim mujor e përfitojnë gjithashtu edhe individë që përfitojnë pensione të plota  që kanë kufirin deri te shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë.

Kategoritë dhe masa e përfitimit

Kompensimin deri në 500 lekë e përfitojnë të gjithë pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm dhe të reduktuar të qytetit.

Kompensimin e të ardhurave mujore deri në 190 lekë në pensionet e qytetit e përfitojnë të gjithë pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit.

Ndërkohë, kompensimin mbi të ardhurat mujore deri në 200 lekë e përfitojnë të gjithë individët që marrin pension të pjesshëm të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Po ashtu, përfitues të këtij kompensimi janë edhe individët që marrin pension të plotë për kategoritë e mësipërme.

Për pensionet e fshatit është parashikuar nga buxheti i shtetit një kompensim deri në 6900 lekë për të gjithë ata që marrin pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati. Të gjithë individët që marrin pension të pjesshëm pleqërie, të invaliditetit dhe familjar kanë të drejtë të përfitojnë deri në 760 lekë në muaj.

Përfitojnë deri në 690 lekë të gjithë individët që marrin pension të pjesshëm dhe të plotë të pleqërisë, invaliditetit si dhe familjar në qytet kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë ose kur kanë persona të tjerë të ngarkim dhe nuk janë të punësuar.

Ndërsa, përfiton një kompensim prej 414 lekësh në muaj çdo person i familjes në ngarkim në rastet kur fëmijët janë nën 18 ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën. Gjithashtu edhe në rastet kur nipat dhe mbesat nuk kanë prindërit dhe bashkëjetojnë me pensionistin.

Në rastet kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune ose në pension, përfitojnë një pagesë deri në 207 lekë. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rastet kur pensionistët marrin të ardhura pasi janë të punësuar, janë punëdhënës, të vetëpunësuar ose kanë tokë në pronësi nuk e përfitojnë këtë kompensim.

Dokumentacioni

Sa i takon dokumenteve që duhet të dorëzojnë pensionistët për përfitimin e kompensimit mujor, ato përfshijnë:

  • Fotokopje e letërnjoftimit
  • Certifikatë familjare
  • Vërtetim nga shkolla (kur kanë në ngarkim fëmijë në shkollë)
  • Vërtetim nga zyra e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë e komunat për mospasje aktiviteti
  • Vërtetim nga zyra e punës
  • Deklaratë personale

Scan Tv,  11.05.2018