Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bulqizë, minatorin e zë masivi shkëmbor

Një minator është aksidentuar për vdekje në minierën e Bulqizës paraditen e sotme, pasi është zënë nga një masiv shkëmbor.

Mehdi Hidri 62-vjeç është minatori i cili ka humbur jetën ditën e sotme në zonën D të minierës së Bulqizës. Trupi i pajetë i minatorit ende nuk është nxjerrë nga miniera. Galeria ku u aksidentua minatori, mësohet se është në pronesi të ish-deputetit Gani Hoxha.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 10:15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi M.H, rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator).

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen.

Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Shqiptarja.com  11.05.2018