Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fitimi i OST “hyn në ujë”

Fitimi neto i Operatorit të Transmetimit të Energjisë (OST) ka shënuar një rënie prej 19 për qind në tre mujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas shifrave të bëra publike nga vetë OST, në fund të marsit fitimi neto pasi janë zbritur taksat rezultoi rreth 3.3 milionë euro  nga 4.1 milionë euro që ishte një vit më parë. (1 euro=130 lekë). Fitimi para tatimit në 3 mujorin e parë ishte 3.9 milionë euro.

 

Por edhe pse fitmi ka qenë me rënie në fakt totali i të ardhurave të kompanisë për tre muajt e parë të këtij viti ka qenë në rritje. Kështu nga transmetimi i energjisë janë arkëtuar 1.78 miliardë lekë një shifër kjo me rritje 37 për qind në raport me totalin e të ardhurave të raportuara në fund të mars 2017.

 

Kjo rritje të ardhurash duket se  lidhet kryesisht me vendimin që mori Enti Rregullator i Energjisë në fund të vitit 2017 duke i njohur Operatorit të Sistemit të Transmetimit një tarifë të re për transmetimin e energjisë në vitin 2018 nga 0.65 lekë/kwh në 0.75 lekë/kwh. OST nga ana e saj ka ngritur vazhdimisht nevojën e saj për më shumë para në kushtet kur ka një sërë kredish të hapura për projekte që janë zbatuar si dhe investime të tjera në process.

Kompania gjithashtu për 3 mujorin e parë 2018 ka pasur rritje të të ardhurave nga alokimi i kapaciteteve që rezultuan në 320 milionë lekë ndërkohë që një vit më parë në mars 2017 ky zë ishte 255 milionë lekë.

 

Kostot e transmetimit nga ana tjetër kanë pësuar një kërcim të dukshëm duke u rritur me të paktën 7 herë në janar-mars 2018 kur regjistruar vlerën 385 milionë lekë, duke dhënë ndikimin kryesor në uljen e fitimeve. Në rritje ishin edhe shpenzimet për personelin të cilat për 3 mujjorin e parë rezultuan 288 milionë lekë, 14 për qind më të larta se i njëjti tremujor i vitit 2017.

 

Kosto e amortizmit ka pësuar gjithashtu rritje në raport me një vit më parë. Në fund të mars 2018 kjo kjo kosto llogaritej në 578 milionë lekë kur një vit më parë kjo rënie në vlerë llogaritej 505 milionë lekë.

Revista Monitor,  09.05.2018