Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si do merret garancia e origjinës për energjinë e rinovueshme

Të gjithë subjektet që do të duan të ndërtojnë një central eolik, fotovoltaik apo çdo projekt tjetër për prodhim energjie nga burimet e rinovueshme do të duhet të marrin edhe një garanci origjine. Ky dokument në fazën e parë është kusht për vijimin e projektit, kurse në fazën e dytë shërben si vërtetim për “origjinën” e energjisë së prodhuar. Në kushtet kur interesi për energjinë nga burimet e rinovueshme ka qenë në rritje Enti Rregullator  ka publikuar edhe draft rregulloren përkatëse që sanksionon sesi veprohet me lëshimin e garancisë së origjinës, vlefshmërinë e saj në kohë dhe ripërtëritja që duhet të bëhet nga ana e operatorëve.

Referuar rregullores thuhet se “garancia e Origjinës lëshohet për : a) një njësi tё energjisë elektrike 1 MWh b) Sasinë e prodhuar në vit, të energjisë elektrike, nga hidrocentralet përveç sasisë që i atribuohet rezervave të pompimit të gjithë prodhimit vjetor të energjisë elektrike nga hidro (ujore), eolike (era), solare (diellore), gjeotermike, batica dhe zbatica, biomasa dhe biogazi. c) sasinë e prodhuar të energjisë elektrike që i takon pjesës së biodegradueshme të mbetjeve urbane dhe industriale, të cilat digjen brenda centraleve termike”

Garancia e origjinës për subjektet që e kanë përfituar mund të jetë e transferueshme. Të paktën kështu thuhet në nenin 13 të rregullores së ERE ku nënvizohet se kjo garanci mund të të transferohet, veçmas ose së bashku me transferimin fizik të energjisë.  Në rastet kur është lëshuar një garanci për subjektet dhe nuk është nisur prodhimi, Enti Rregullator I Energjisë mund të marrë iniciativën për ta anuluar atë kur prodhuesi nuk ka komunikuar fillimin e punimeve 18 muaj nga marrja e kësaj garancie.

Garancia e origjinës që lëshohet në vendin tonë do të njihet edhe jashtë sipas vendeve me të cilët ka marrëveshje.

“Garancia e origjinës e dhënë në Shqipëri do të njihet edhe nga autoritetet kompetente tё vendeve anëtare tё BE-sё dhe vendeve tё tjera, me tё cilat vendi ynë ka marrëveshje tё nënshkruara për njohjen e ndёrsjelltё tё garancive tё origjinës” thuhet në nenin 17.

Revista Monitor,  07.05.2018