Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OBSH paralajmëron për rrezikun nga ndotja e ajrit

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se ndotja e ajrit vret ende 7 milionë njerëz çdo vit.

Nëntë nga 10 njerëz në të gjithë botën janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes që sjellin kancer dhe sëmundje kardiovaskulare, sipas raportit, që ka marrë  për bazë të dhënat e fundit për ndotjen e ajrit në të gjithë botën.

Sipas institucionit të shëndetësisë, thuajse 25% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës,  trompoza dhe kanceri i mushkërive, lidhen me ndotjen e ajrit.

Niveli më i lartë i ndotjes është regjistruar në  vendet e Lindjes së Mesme dhe Azinë Juglindore, ku në disa zona, toksinat ajrore kalojnë 5 herë limitin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këto shifra kanë mbetur të pandryshuara në vitet e fundit. Megjithatë, nuk është vetëm ajri në qytetet e ndotura që përbën rrezik ndaj shëndetit publik.

Sipas agjencisë, thuajse 3 miliardë njerëz janë ekspozuar nga ndotja në ambientet e mbyllura, ndërkohë që shumë njerëz vazhdojnë të gatuajnë me lëndë djegëse të ngurta dhe vajguri, në vend të alternativave më të pastra si gazi apo energjia elektrike.

Ndotja në ambiente të mbyllura shkaktoi vdekjen e 3.8 milionë njerëzve në vitin 2016.

Scan TV,  03.05.2018