Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia nga era, në vitin 2017 janë prodhuar 52 gigawat

Industria e energjisë nga era ka gjeneruar më shumë se 52 gigawat vitin e kaluar, sipas një raporti të Këshillit Global të Energjisë së Erës.  Pavarësisht se kjo tregon një rënie nga viti 2016, ku u gjenerua 54.6 GW,  sipas raportit, pritet që tregu vjetor të kthehet në rritje në vitet 2019 dhe 2020. Kina ka mbajtur vendin e parë,  me 19.7 GW, ndërsa Bashkimi Europian ka shtuar një kapacitet prej 15.6 GW gjatë vitit të kaluar, që është performanca më e mirë në histori. Shtetet e Bashkuara mbetën pas me rreth 7 Gigawat.

Sipas raportit, energjia e erës po kryeson në tranzicionin larg lëndëve djegëse fosile.   Duke parë kapacitetin e akumuluar, Këshilli Global i Energjisë së Erës bëri të ditur se ka arritur në 539 GW në fund të 2017-ës, në rritje me 11% nga viti i kaluar.  Në të ardhmen,  energjia e erës pritet të kthehet në rritje të fuqishme gjatë 2019-ës, me kapacitetin akumulativ që pritet të arrijë në 840 GW deri në vitin 2022.

E gjithë bota ka investuar 2.9 trilionë dollarë në burime të energjisë së pastër që prej vitit 2004.  Sipas raportit “Trendi Global i Investimeve në Energji të Rinovueshme 2018”,  Kina ka investuar shumën më të madhe në energji të pastër, në 126.6 miliardë dollarë.  Në të gjithë botën, 157 Gigawat energji e rinovueshme është gjeneruar gjatë vitit të kaluar.

Scan Tv,  27.04.2018