Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Statusi i naftëtarit, miratohen 1000 kërkesa

1 mijë nga 7 mijë kërkesa të statusit të naftëtarit janë trajtuar dhe miratuar. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë prezantimit të raportit në analizën e gjashtëmujorit të parë të mandatit.

Duke e cilësuar këtë proces të vështirë, ai deklaroi se do të bëhet ngritja e një stafi shtesë për mbylljen e tij brenda mandatit.

Më tej, duke u ndalur te marrëveshja me SHELL dhe rinegocimi i projektit TAP , çka sipas tij ka sjellë edhe përfitimin e investimeve shtesë me vlerë mbi 30 milionë lekë. Ndërkohë, ka shtuar se do të bëhet rehabilitimi i godinave në “Qytetin Studenti” dhe të atyre që ndodhen pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit vetëm me fonde të qeverisë gjermane.

“Do të bëhet rehabilitimi i godinave të “Qytetit Studenti” dhe to pranë Inxhinierisë së Ndërtimit. Rikonstruksioni i tyre total do të bëhet pa asnjë kosto nga buxheti i shtetit, por vetëm me fonde të ofruara nga qeveria gjermane. Po ashtu, kemi gjetur mbështetje nga qeveria zvicerane, si një mundësi për të përfituar projekte për godina të tjera, të tilla si spitale dhe godina që kanë përdorim energjie. Për këtë do të përgatis edhe një paketë edhe për zonat të tjera të vendit.”

Ndërsa është ndalur te siguria rrugore, Gjiknuri ka deklaruar se është bërë pastrimi i nyjeve dhe tabelave, si dhe likuidimet dytyrimore të prapambetura dhe janë financuar me një vlerë prej 600 milionë lekë rrugët e nisura.

Scan Tv,  19.04.2018