Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekretariati i Energjisë: Ecuri e mirë me efiçencën

Katër janë aspektet që ka marrë në vlerësim një raport i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë lidhur me qëndrueshmërinë në sektorin energjetik në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në publikimin që del çdo tre muaj dhe që mat ecurinë e reformave në kuadër të procesit të Berlinit, bëhët një analizë e harmonizmit ligjor si dhe masave konkrete në zbatmin e tyre. Për secilin nga vendet raporti analzion në detaje disa nga çështjet kyçe duke nisur me përmirëismin e qeverisjes dhe eficencës së energjisë. Shqiëria ka në krahasim me situatën para samitit të Triestes dhe pas këtij samiti ka avancuar në të paktën katër pika ndëkrohë që në dy të tjera situata ka mbetur në vend. Deficenca më e madhe lidhet me pjesën ende modeste të eficencës së energjisë në ndërtesa ku përveç disa dokumenteve të miratuara në prakikë rezultatet janë minimale.

Pika e dytë në vlerësim është ajo për zbatimin e masave “të zgjuara”për përmirësimin e qëndrushmërisë në systemin energjetik. Në këtë pikë sekretariati nënvion se ka një ecuri të mirë në përfshirjen  e eficencës së energjisë dhe  burimet e rinovueshme në literaturën edukuese dhe trajnuese si dhe zbatimi i një skeme mbështetëse për tregun e energjisë nga burimet e rinovueshme. Treguesi më i dobët është ai që lidhet me zhvillimin e strategjive efektive për   përfshirjen vullnetare të qytetarëve në projekte të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Adoptimi i hapave për klimën është çështja e tretë që trajton raporti ku dy treguesit e saj kanë një ecuri relativisht të mirë të paktën nga samiti i Triestes njëri prej tyre ka avancuar më mirë dhe që lidhet me emetimet e gazrave si dhe sistemet e monitorimit.

E katërta është transparenca në tregun e qëndrueshëm të energjisë ku duket se Shqipëria shfaq edhe ecurinë më të dobët të saj. Të paktën njëri nga treguesit nuk ka nisur ended he që lidhet hartimin e një udhërrëfyesi me masa i cili kërkohet për të rritur besimin e investiorëve në tregjet e energjisë. Forcimi i kapaciteteve të institucioneve për të parë dhe qeverisur tregjet kombëtare dhe rajonale në mënyrë proactive dhe transaparence është i vetmi që ka regjistruar një avancim minimal në këtë grup të katërt vlerësimi.

Revista Monitor,  19.04.2018