Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP nis asfaltimin e rrugës në Fier

Gazsjellësi Trans Adriatik ka nisur asfaltimin e një segmenti rrugor prej 8.5 km në Bashkinë e Fierit në fillim të prillit. Nga ky segment rrugor do të përfitojnë më shumë se 14 fshatra, tha përmes një mesazhi konsorciumi i TAP.

Përveç përfitimit të banorëve të zonës, kjo rrugë do të mundësojë transport më të sigurt edhe për turistët të cilët udhëtojnë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe lumin Seman.

Siç ishte njoftuar edhe më herët, sipas agjencisë së lajmeve ‘Trend News Agency’, pas përfundimit të transportimit të materialeve dhe makinerisë së rëndë të transportuar në Stacionin e Kompresorit në Fier, TAP ka filluar punimet për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.

Vlerësimi i gjendjes së rrugës është ndërmarrë në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe kostot e rehabilitimit mbulohen bashkërisht nga TAP dhe kontraktuesi i saj, Spiecapag.

Që nga viti 2015, TAP ka ndërtuar rreth 8 km rrugë të reja dhe ka rehabilituar rreth 33 km rrugë ekzistuese në këtë rajon. Po ashtu, një sërë rrugësh të brendshme në disa fshatra janë përmirësuar. Përveç kësaj, TAP vazhdon të zbatojë disa projekte të investimeve sociale dhe mjedisore në rajonin e Fierit.

Gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri, TAP përmirësuar rreth 58 km rrugë, ndërtoi 2 ura të reja dhe përmirësoi 40 ura ekzistuese. Si pjesë e fazës së dytë, TAP po përmirëson 120 km rrugë dhe 87% e punimeve tashmë janë përfunduar.

Scan Tv,  11.04.2018