Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Edhe një tarracë tjetër e gjelbër në Tiranë

Ky projekt është produkt i bashkëpunimit profesional midis Bashkisë Tiranë dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës. Zbatimi i projektit u mundësua nga bashkëfinancimi i Bashkisë Tiranë, Qendrës “Grupimi Ekolëvizja”, me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla (GEF), si dhe Shoqëria “Eurocol” sh.p.k.

Ku u realizua Projekti?

Projekti u realizua në tarracën e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Godina u përzgjodh bashkë me disa ndërtesa të tjera publike në zonën e 21-Dhjetorit, si një nga zonat me ajrin më të ndotur në Tiranë, si pasojë e trafikut të rënduar. Zbatimi i projektit shërben për ndërgjegjësimin dhe edukimin e studentëve të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit lidhur me teknologjitë e gjelbra në zhvillimin e qyteteve. Edukimi i tyre do të bëhet jo vetëm nga zbatimi i kësaj teknologjie në mjediset e tarracës së Universitetit, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre aktive në hartimin dhe zbatimin e projektit. Të gjitha materialet e përdorura për zbatimin e tarracës së gjelbër gjenden në vendin tonë. Referuar informacioneve nga kompanitë e ndërtimit në vendin tonë, kostot e termoizolimit të tarracës me materiale të gjelbra, shtresë toke me bar dhe pemë, janë të përafërta me kostot e termoizolimit me materiale tradicionale si beton, polisterol dhe katrama.

Përfitimet mjedisore

  • Përmirësimi i Efiçencës së Energjisë së Ndërtesës duke funksionuar si shtresë mbrojtëse kundër faktorëve atmosferikë.
  • Përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe reduktimi i smogut në zonën pranë godinës.
  • Krijimi i një barriere mbrojtëse nga përmbytjet dhe rrebeshët e shiut.
  • Përmirësimi estetik i ndërtesës dhe rritja e vlerës së saj.
  • Ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve për benefitet e aplikimit të tarracave të gjelbra.
  • Përmirësimi i cilësisë së mjedisit në tërësi dhe i cilësisë së jetës së komunitetit.

Çfarë synon ky projekt?

  • Do të shtohen hapësirat e gjelbra në qytet.
  • Kursimi 30% i energjisë për auditorët e fakultetit.
  • Trajnimi i 150 studentëve çdo vit mbi teknologjinë e gjelbër.
  • Krijimi i një modeli pilot për projektuesit dhe studentët.

SMART-ROOM

Smart-Room është një hapësirë fleksibël dhe polifunksionale e përshtatshme për aktivitetin universitar. Kjo strukturë mundëson rikuperimin e një hapësire tërheqëse të pashfrytëzuar të fakultetit. Struktura është vendosur në tarracën e godinës së FAU dhe shfrytëzon peizazhin, hapësirën, dritën, erën dhe cilësinë e ajrit për të krijuar një ambient optimal dhe tërheqës për aktivitetin studentor. Smart-Room është projektuar që të jetë e përshtatshme për aktivitete të larmishme brenda të njëjtës hapësirë duke përdorur të njëjtat mobilje në organizime të ndryshme.

Ekolëvizja,  28.03.2018