Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kulla më e lartë e energjisë diellore

Parku më i madh diellor në botë do të shfaqë gjithashtu kullën më të lartë të energjisë në botë dhe kapacitetin më të madh të magazinimit të energjisë termike.

Faza e katërt e parkut diellor të Mohammed bin Rashid Al Maktoum në Dubai do të shfaqë kullën më të lartë të energjisë diellore në botë, sipas zyrtarëve, duke ndihmuar në sigurimin e energjisë së pastër për më shumë se 270,000 banesa.

Kulla prej 260 metrash do të ndihmojë projektin të gjenerojë 700 MW energji të pastër, e cila do të ndihmojë në reduktimin e emetimeve të karbonit me 1.4 milion ton çdo vit.

Përveç kësaj, projekti do të ketë kapacitetin më të madh të magazinimit të energjisë termike në botë. Projekti prej 3.8 miliardë dollarësh (AED 14.2bn) ka arritur koston më të ulët të konsumit të energjisë elektrike (LCOE), prej 7.3 centë amerikanë për kilovat orë (kW / h).

Dubai synon që të siguroj 75 për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë nga burimet e pastra deri në vitin 2050.

“Arritja e këtyre objektivave ambiciozë do të kërkojë më shumë se 42,000 MW energji të pastër dhe të ripërtëritshme deri në vitin 2050”, tha Saeed Mohammed Al Tayer, Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Energjisë Elektrike dhe Ujërave të Dubait (DEWA).

Parku më i madh diellor në botë, pritet të gjenerojë 1,000 MW deri në vitin 2020 dhe 5,000 MW deri në vitin 2030.

Scan Tv,  26.03.2018