Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, nis punën kompania e re në Ballsh

Prej pak ditësh një kompani e re ka marrë administrimin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh. Kompania e re ‘Bylys Energy’, e cila është n/kontraktore ka nisur lëvizjet për të rivendosur në punë uzinën, e cila është e mbyllur prej rreth një viti. Por, pavarësisht se kompania ka nisur punën për të rikthyer në gjendjen e mëparshme uzinën, naftëtarët janë ngritur duke protestuar sërish sot. Ata shprehen se kompania nuk parashikon shlyerjen e detyrimeve për pagat e prapambetura, ndërsa po lidh kontrata selektive. Naftëtarët sindikalistët shprehen se janë kundër firmosjes së kontratave individuale, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit për pagat e prapambetura.

Pjesë e protestës janë edhe punëtorët e ndërmarrjes së import-eksport Vlorë, 24 punëtorët kanë rreth 2 vjet pa u paguar.  “Jemi pa paga dhe të para garantuar para ligjit. Kërkojmë pagat e prapambetura nga firma prej një viti. Kryeministri na premtoi vënien në punë të uzinës por nuk i ka mbajtur premtimet për pgat e prapambetura. Kërkojmë vënien në funksion statusin e naftëtarit” u shprehën ata ndër të tjera gjatë protestës para uzinës.

Kolë Nikolla që është president i Konfederatës së Sindikatave u shpreh se uzina është me keq se Gërdeci, ndërsa bëri edhe një paralajmërim. “Uzina eshte e jona dhe ta mbajme me cdo rruge demokratike. Ne duam pune kerkojme pune me standarde e me rregulla. Te bashkohemi per te qene Zot i djerses dhe gjakut tone. Uriza eshte e punetoreve dhe askush nuk mund te tallet me ta.  Punetoret nuk jane skllevër. Kryeministri mashtroi Mallakastrën. Uzina eshte me keq se Gerdeci nese ne nuk jemi ne krye te detyres. Paralajmerojme se neser do futemi brenda ne uzine” deklaroi ai.

protesta ne fier
Edhe pse është një nga asetet më të shtrenjta që ka vendi ynë, rafineria e naftës së kompanisë ARMO është mbuluar me dyshime e hije skandali për shkak të privatizimeve të njëpasnjëshme. E fundit kompani që e kishte në administrim ishte IRTC. Në 1 shtator të vitit 2016 kompania Ioninan Refining and Trading CO– shkurt IRTC, mori në ruajtje pas sekuestrimit nga bankat asetet e ARMO. IRTC, e regjistruar fillimisht në ishujt Virgjin Britanikë, kishte në krye të Këshillit Mbikqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës bashkë me Harry Sargeant.

Ky i fundit u shfaq si përfaqësues i grupit investitor në rafinerinë e Ballshit shtatorin e 2016, gjatë inspektimit që i bënë rivënies në punë të uzinës. Ndërkohë që Sargeant doli nga skena, prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri u emërua Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiwan’ në Tiranë, Besnik Sulaj. Nga marrja në administrim dhe deri në momentin që puna u bllokua dhe u kompania u largua, kishte akumuluar shumë borxhe ndaj të tretëve dhe punëtorëve.

Shqiptarja.com  20.03.2018