Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hoxha: Ku ka naftë të shpallen zona të lira ekonomike

Zonat ku operojnë kompanitë minerare dhe ato të nxjerrjes së naftës të shpallen zona të lira ekonomike, një masë kjo që do të ndihmojë në uljen e informalitetit të punonjësve në këtë sektor”.

Kërkesa vjen nga eksperti ligjor pranë Qendrës për të Drejtat në Punë, Edison Hoxha, i cili ishte i ftuar në studion e TV SCAN për të folur mbi informalitetin në sektorin e industrisë nxjerrëse, pas një studimi që mori në shqyrtim të dhënat zyrtare të publikuara përgjatë periudhës 2007-2016

Sipas studimit, rreth 23% e punonjësve në sektorin e industrisë nxjerrëse punojnë në informalitet, ndërkohë që ai shfaqet në 2 forma.

Në sektorin minerar, informaliteti vërehet në drejtim të mos deklarimit të punonjësve, ndërsa në atë hidrokarbur në mosdeklarimin e pagave reale.

Scan tv,  20.03.2018