Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karburantet me pakicë, Vladimir Puka: Disbalancimi i çmimeve, i paprecedentë

Vladimir Puka, Inxhinier i naftës flet për Ekonomix.al në lidhje me situatën në tregun me pakicë të karburanteve pas publikimt të shifrave zyrtare të INSTAT. Insttitucioni i Statistikave vë në dukje rënien e konsumit të karburanteve nga konsumatorët muajt e parë të vitit 2018. Inxhinieri Puka rendit një sërë faktorësh për këtë fenomen e thekson për Ekonomix.al se barra fiskale është determinuese për çmimet e larta dhe mungesën e një konkurrence serioze të kompanive vendase.

Instituti i Statistikave ka konstatuar rënie në shitjen me pakicë të karburanteve. Sipas të dhënave, në tremujorin e fundit të 2017-ës, në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është ulur me 5.2 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më pare. Si e shpjegoni këtë?

Renia e konsumit 2-3 muajt e parë të vitit, është fenomen tashmë i zakonshëm, jo vetëm në Republikën e SHqipërisë, por dhe në një shumicë vendesh të tjera me stabilitet të cënuar nga krizat e njëpasnjëshme globale (dhe që janë jo vetëm ekonomike).

Në pikpamjen makroekonomike, fenomeni është pjesë e Krizës për sigurimin e burimeve energjetike, pas asaj të ushqimeve (Fire and food), ku natyrisht karburantet për automjete kanë vendin e tyre.

Po pse pikërisht 2-3 muajt e parë?

Arsyet e dukshme : konsumi me rënie i karburanteve i muajve të parë të vitit është dukuri e pranuar.

  1. Fund i vitit rrit shpenzimet e konsumatorëve familjare; atëherë kjo balancohet në muajt e parë të vitit me uljen e shpenzimeve të konsideruara “luks” si karburanti për automjetet, udhëtimet me avione, trena etj. Ulen përgjithësisht blerjet si veshje, mobiliare, etj.
  2. Një situatë “paniku” për taksat e reja si psh ajo për ndërtesën, hyrja e një sërë biznesesh të vogla në skemën me TVSH, etj të natyrës fiskale, natyrisht është precedent për konsumin përfshirë atë për automjetin..
  3. Bizneset kryesisht tregtare, ulin shpenzimet për shkak të uljes së aktivitetit të shitblerjes, të deklarimit të bilanceve, pregatitjes për pagesen e taksave ku ato vjetore rriten çdo vit, etj. Edhe karburanti për këto lloj biznesesh është i pari që preket..
  4. Shteti si konsumatori më i madh, nëpërmjet bordeve të administrimit, livron e shpërndan me vonesë fondet për prokurime, zhvillim e deri për paga.
  5. Raporti i lëndëve djegëse për ngrohje rezidentiale, etj, kundrejt karburantit në dimër është në favor të të parit. E kundërta ngjet në verë, konsumi për karburant rritet kundrejt energjisë për ngrohje.
  6. Etj

Rënia e çmimeve të karburanteve në muajt e parë të vitit në përputhje me kërkesën për to, a njihet si dukuri në  vendin tonë?

Arsye specifike : rënia e çmimeve të karburanteve në muajt e parë të vitit në përputhje me uljen e kërkesës për to, është dukuri e pranuar në vendet me sistem të qëndrueshëm makroekonomik, në Republikën e SHqipërisë nuk egziston një dukuri e tillë.

A ndikon tregu ndërkombëtar në tregun vendas?

Pavarësisht një rënie prej rreth 10 USD/fuçi nga fillimi i vitit deri tani, si gjithmonë në Republikën e Shqipërisë, tregu i karburanteve nuk reagon, bile konstatohet ulje kërkese që shoqërohet me ngritje çmimi (!).

Si e analizoni ju tregun vendas?

Disbalancimi i çmimeve të karburanteve me pakicë në territorin e RSH, është i paprecedent. Shembull : Brenda në Tiranë diferenca midis çmimeve në distributor (max/min) është mbi 15 lekë/ltr! Kurse jashtë Tiranës kjo diferencë rritet në 20-25 e më shumë lekë/ltr. Më e papranueshmja është fakti se çmimet më të ulta (sidomos në periferi e rrethe, i kanë Stacionet e “bardha”, pra të operatorëve të vegjël. Operatorët e fuqishëm, importuesit, pra ata që i furnizojnë edhe Stacionet e “bardha” ose të vegjlit, përkundrazi mbajnë çmimet me pakicë më të rritura!

Kjo ceshtje “ha” shume diskutim.

Si reflektojnë taksat tek çmimi i karburanteve me pakicë

Produkti vendas, pra i Rafinerisë së Ballshit, nuk arriti të bëhej një konkurues serioz në tregun e karburanteve me shumicë.

Natyrisht aplikimi i një barre fiskale të rritur sidomos në tregun e karburanteve me pakicë (taksa vendore, etj), ka mbajtur në nivele të larta çmimet.

Kjo demoralizon konsumatorët për shpenzime në përdorim automjeti.

Ekonomix.al  17.03.2018