Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

22% e punonjësve të industrisë nxjerrëse, në informalitet

“Rreth 23% e punonjësve në sektorin e industrisë nxjerrëse punojnë në informalitet”. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga Qendra për të Drejtat në Punë, i cili mori në shqyrtim të dhënat zyrtare të publikuara përgjatë periudhës 2007-2016. Sipas, Artur Papajanit, një prej autorëve të studimit, informaliteti në sektorin minerar vërehet në drejtim të mos deklarimit të punonjësve, ndërsa në atë hidrokarbur në mosdeklarimin e pagave reale.

“Dukshëm është i ndjeshëm, i paraqitshëm, problemi i informalitetit, edhe nga ana e vetë organeve shqiptare që e ndjekin. Rreth 23% e që është informaliteti i shkaktuar nga tregu i punës, pikërisht nga mosdeklarimi total i punëmarrësve, siç është në sektorin minerar dhe nëndeklarimi i të ardhurave që marrin, i formës së pagës bruto, në sektorin e hidrokarbureve. Po kjo gjë u konstatua edhe në tregun e punës, marrëdhëniet e punës që rregullohen nga punëmarrësi me sipërmarrësit, mungesën e kontratave kolektive. Madje u theksua me forcë se një ndër arsyet kryesore të informalitetit, sidomos në sektorin minerar në Shqipëri, është mungesa e kontratave kolektikeve”, u shpreh Papajani.

Për të ndryshuar këtë panoramë, studimi jep edhe një sërë rekomandimesh, ku një prej tyre është futja e stimujve fiskalë për kompanitë që operojnë në këtë sektor.

“Rekomandimi kryesor që u dha ishte problemi i studimit dhe rishikimit të pagës minimale, aty ku fillon operacioni, ku ngrihet gjithçka në këtë lloj tregu. Njëkohësisht, rekomandime të tjera janë ato të natyrës ekstension i shtrirjes më të gjerë të kapitalit në sektorin e burimeve minerare, pra të ketë incentiva nxitës për sipërmarrësit, të ndërmarrë nga qeveria. Gjithmonë jo në kuadrin e përjashtimeve fiskale, sepse ato janë të rrezikshme, deformojnë, por në kuadrin e përkrahjes së lehtësimit të atyre që investojnë realisht, lehtësi fiskale të atij kapitali që bëhet realisht investues. Njëkohësisht edhe ndërmarrjen e masave të tjera ndihmëse nga qeveria, për kreditimin e kapitalit që operon në sektorin e hidrokarbureve dhe në sektorin minerar”, tha Papajani.

Një rëndësi e veçantë në studim i jepet forcimit të dialogut social mes palëve, ku në situatën aktuale një rëndësi të veçantë mes nevoja për dialog në nivel dege profesioni dhe nivel ndërmarrje, i cili deri më sot është i pandjeshëm.

Scan Tv,  16.03.2018