Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Deti, flet ministri grek i energjisë

Marrëveshja për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë është temë kryesore në të dyja vendet. Ministri i Mjedisit dhe Energjisë së Greqisë George Stathakis në një intervistë për mediat greke u shpreh se bisedimet me Shqipërinë për përcaktimin përfundimtar të Zonës Ekonomike Ekskluzive janë në progres dhe po përparojnë pozitivisht.

George Stathakis u shpreh optimist për një marrëveshje së shpejti mes dy vendeve, pasi sipas tij diskutimet janë në rrugën e duhur për konsensusin final. Ai gjithashtu shtoi se Greqia do të fillojë eksplorimin e zonave për kërkimin e hidrokarbureve në detin Jon dhe se çështja e vetme që sjell shqetësim është kufiri me Shqipërinë, me të cilën është duke u diskutuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Në Shqipëri Presidenti ende nuk i ka dhënë autorizimin ministrit të Jashtëm për të nisur negociatat me Greqinë për një marrëveshje për kufirin detar. Meta i ka kërkuar dy herë sqarime Bushatit për metogologjinë dhe grupin e punës, ndërsa pritet nëse në përfundim do i japë autorizimin për të nisur bisedimet.

Shqiptarja.com  11.03.2018