Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta po gjendet nën presion!

Çmimet e naftës po gjenden nën presion edhe në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së prodhimit dhe të rezervave në SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 64 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane tregtohet pranë 61 dollarëve për fuçi.

Për shkak të frikës për një luftë tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve kryesorë, tregjet po gjenden nën presion.

Ditën e mërkurë, Agjencia Për Informimin mbi Energjinë deklaroi se, rezervat e naftës bruto u rritën me 2.4 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 2 Mars, në totalin e 425.91 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rritje me 2.7 milionë fuçi.

Përsa i përket të dhënave të tjera, Kina raportoi një rënie të importeve të naftës, gjatë Shkurtit, për shkak të pushimeve me rastin e Vitit të Ri Hënor. Importet e naftës bruto ranë me më shumë se 20%, në një mesatare prej 8.2 milionë fuçi në ditë, nga 9.4 milionë që ishin importet në janar.

Megjithatë, në fokus të investitorëve vijon të jetë prodhimi në SHBA, që u rrit në 10.37 milionë fuçi në ditë, gjatë javës së kaluar. Deri në fund të vitit 2018, prodhimi amerikan parashikohet të rritet në mbi 11 milionë fuçi në ditë, duke tejkaluar edhe prodhuesin më të madh në botë, Rusinë.

08.03.2018