Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zgjerohet prodhimi, HEC-et private arrijnë rekord

Hidrocentralet private me koncension zgjeruan pozicionin në tregun e energjisë me 5% gjatë vitit 2017, duke dominuar mbi 35 për qind, nga rreth 28% që ishte vitin e kaluar,s ipas bilancit të energisë për vtin 2017, publikuar nga INSTAT.

Gjate vitit 2017, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 4,9 %, raportoi INSTAT.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, gjatë 2017, është 4.525 GWh, nga 7.136 GWh energji të prodhuar në vitin 2016, duke shënuar rënie të prodhimit prej 36,6 %.

Me rënie të prodhimit të energjisë elektrike, për vitin 2017, kanë rezultuar të gjithë prodhuesit e energjisë, si hidrocentralet publike (-42,7 %) dhe hidrocentralet private dhe koncensionare (-21,3 %).

Rënia e prodhimit të energjisë elektrike, në vitin 2017, ka ndikuar në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve të energjisë elektrike. Importet bruto (energji në marrje) u rritën me 86,3 %, ndërsa sasia e eksporteve bruto (energji në dhënie) u ul me 73,9 %, krahasuar me vitin 2016.

Hidrocentralet publike kanë realizuar 64,5 % të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2017, nga  71,4 % që realizuan në 2016. Përqindja që zënë hidrocentralet private dhe koncensionare në prodhimin neto vendas të energjisë elektrike është 35,5 %, nga 28,6 % që zinte në një vit më parë.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në vitin 2017, rezultoi me rritje, duke arritur vlerën 3.403 GWh, nga 1.827 GWh në vitin 2016.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti 488 GWh në vitin 2017, nga 1.869  GWh në vitin e kaluar

Në vitin 2017, humbjet në rrjet janë 1.876 GWh, nga 1.986 GWh që ishin në 2016, duke pësuar një rënie me 5,5 %. Humbjet në shpërndarje në 2017 kanë rënë 4,3 %, krahasur me vitin e kaluar. Humbjet në transmetim kanë rënë me 16,9 % dhe përbëjnë 8,4 % të humbjeve gjithsej në rrjet.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2017, u rrit me 8,9 %, duke arritur vlerën 5.563 GWh, nga 5.108 GWh që ishte në vitin 2016.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët, e kanë dhënë konsumatorët jofamiljarë, të cilët kontribuan me +7,6 pikë përqindje në vitin 2017, krahasuar me 2016, përkundrejt kontributit prej +1,3 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

Scan Tv,  08.03.2018