Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST planifikon ndërtimin e Unazës së Veriut

Linjat e amortizuara të transmetimit të energjisë janë bërë shkak për humbje të mëdha teknike  në rrjet, pasi Shqipëria i ka të përqendruara burimet e prodhimit në Veri të vendit. Pas investimeve në linjat e tensionit të lartë të në Jug, OST parashikon të ndërtojë një linjë të re të transmetimit të energjisë me fuqi 220 kilovolt nga Burrel -Peshkopi dhe një linjë tjetër 110 kilovolot nga Peshkopia në Fierzë. Invetimet do të kryehen me fondet e brendshme te OST-se.

Linja e re Burrel- Peshkopi  do të ketë dy nënstacione 220 dhe 110 kilovolt.

Ndërsa linja tjetër 110 kilovolt do të përfshijë segmentet Fierze – Fushe Arëz – Kukës – Lapaj – Peshkopi – Bulqizë.

Sipas OST ky invetsim përfaqëson ndërtimin e  një unaze 110 kV me një shtrirje në të gjithë zonën verilindore të vendit, në të cilin janë lidhur dhe janë miratuar për lidhje një numër i madh HEC-esh me fuqi të përgjithshme 281MË. Aktualisht ky rrjet është në pamundësi te plote për të përcjellë një kapacitet të tille gjenerues dhe aktualisht shkakton shumë ndërprerje tek HEC-et ekzistues dhe konsumatorët e zonës, argumenton OST.

Me përjashtim te segmentit Llapaj – Peshkopi, i ndërtuar vitet e fundit, të gjithë linjat e kësaj unaze janë të amortizuara dhe me seksion te përcjellësve AC 120 mm2 dhe AC 95 mm2.

Duke pasur parasysh dhe kushtet e vështira të motit dhe terrenit ku ato kalojnë, ndërprerjet janë të shpeshta dhe koha e riparimit te tyre relativisht e gjatë.

Në periudhat me shumë ujë kur kemi dhe gjenerim maksimal të centraleve të lidhur në këtë unazë, fluksi i fuqisë kalon nga rrjeti 110 kV në atë 220 kV nëpërmjet dy nënstacioneve 220/110 kV Burrel dhe Fierze. OST  referon se në këtë të fundit janë shfaqur mbingarkime që shpesh kanë provokuar edhe veprimin e mbrojtjes maksimale të transformatorit. Ne situata të tilla, për shkak të gjatësisë së madhe të rrjetit unazor edhe profili i tensionit pëson një thyerje të theksuar duke arritur ne burimet gjeneruese të largëta në vlera që arrijnë kufijtë maksimal te lejuar.  Në këto kushte, rikonstruksioni dhe fuqizimi  i këtij rrjeti  përbën një emergjence.

Zgjidhja me optimale, që do të krijonte mundësinë edhe të fuqizimit te mëtejshëm të unazës ne trasetë ekzistuese të linjave 110 kV, është ndërtimi i linjes se re 220 kV Burrel – Peshkopi dhe n/st 220/110 Peshkopi.

Ky projekt parashikon ndërtimin e një linje të re 220 kV Burrel – Peshkopi rreth 46 km dhe n/st 220/110 Peshkopi me fuqi 120 Më.

Projekti do të garantojë operimin optimal të burimeve hidrike të zonës dhe një furnizim cilësor për konsumatorët. Ai ka një impakt të madh në reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike dhe përmirësimin e profilit të tensionit.

Gjithashtu projekte të t]era që pritet të realizohen gjatë vitit 2018 me fondet e OST sh.a. janë:

1-   Ndërtimi i linjes 110 kV N/st Sallmone – Gjiri i Lalëzit

2-  Rlkonstruksionl I linjës 110 kV dyfishë Lac;2-Ura e Matit dhe Skuraj -Ura e Matit

3-   Rikonstruksioni i impjantit 110 kV të nënstacionit Rubik

4-  Përfundimi i punimeve për vënien në punë të pjesës kabllore të linjes 110 kV Tirana 2- Selitë

5-  Instalimi i infrastrukturave për kontroll – monitorimin e disa nenstacioneve të reja etj.

Revista Monitor,  06.03.2018