Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Industria nxjerrëse, regjistër për pronarët realë

Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) ka gati projektligjin, i cili parashikon ngritjen e regjistrit publik për pronarët dhe përfituesit realë nga aktiviteti në sektorin e burimeve natyrore.

Gjithçka u bë me dije nga kreu i Sekretariatit, Ardit Kamberi, gjatë prezantimit të raportit për vitin 2016, ndërsa shtoi se ky hap do të rritë transparencën në raportimin e të dhënave.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko tha raportimi i bizneseve është i vonuar dhe në shumë raste jepen të dhëna të pacertifikuara. Ai mirëpriti ngritjen e regjistrit, çka sipas tij do të shmangë fenomene të regjistrimit të pronarëve jo realë në parajsa fiskale.

Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese tha se vonesa e daljes së raportit vjetor duket korrigjuar, ndërsa shtoi se sfidë mbetet dixhitalizimi i të dhënave, të cilat duhet të jenë jo vetëm të sakta, por edhe të kuptueshme.

Sipas raportit vlera totale e prodhimit për vitin 2016 arriti në 834 milion USD, ku peshën kryesore e mban energjia me 441 milion USD. Pas saj, renditen mineralet me 214 milion USD dhe nafta me 179 milion USD.

Kromi dhe Ferrokromi mbajnë peshën kryesore, me 74% të prodhimit total të mineraleve, ndërkohë që nga totali prej 632 kompani mbi 80% e prodhimit realizohet nga 120 kompani të licencuara.

Scan Tv,  28.02.2018