Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ trondit edhe Bullgarinë, pas Shqipërisë

Një ditë pasi u njoftua se kompania e vogël dhe e panjohur Inercom u zgjodh si blerës i CEZ në Bullgari, ministrja e Energjisë, Temenouzhka Petkova paraqiti dorëheqjen e saj pasi rezulton se është një mike e ngushtë e pronares së kompanisë Inercom, Ginka Vurbakova për 20 vjet.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka caktuar Agjencinë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare dhe Agjencinë Kombëtare të Ardhurave (NRA) për të kryer një kontroll të plotë në shitjen e kompanisë CEZ, që menaxhon energjinë elektrike të Bullgarisë dhe për blerësin Inercom Bullgaria EAD.

Kështu deklaron Zyra e shtypit e Qeverisë.

Kryeministri kërkoi hetim me pjesëmarrjen e Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujërave dhe Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Ju kujtojmë se Qeveria nuk është e përfshirë në transaksionin midis dy kompanive private, por do të përdorë burimet e saj për të parë të gjitha rrethanat dhe për të garantuar sigurinë e energjisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Inercom Bullgaria, me seli në qytetin jugor të Pazardikut, bleu paketën e shtatë kompanive të CEZ për 320 milionë euro, -sipas raporteve jozyrtare.

Presidentja e kompanisë, Vurbakova ka mohuar spekulimet se Inercom është e implikuar në interesa spekulative.

“Ne do të mbështetemi vetëm nga një institucion bankar i respektuar, i cili do të na japë kredi në bazë të kritereve specifike që lidhen me biznesin tonë dhe kushteve të kreditit”, tha pronarja e Inercom.

“Ne do të punojmë që të bëjmë ofertën më të mirë për klientët, ne planifikojmë të zbatojmë teknologji inovative në bazë të praktikave të vendosura ndërkombëtare, do të kanalizojmë investime në projekte që optimizojnë kostot operacionale”, tha Vurbakova për BTA .

“Përpjekjet tona do të përqendrohen në maksimizimin e sigurisë së furnizimeve dhe në një përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve.”

Gazeta Tema,  26.02.2018