Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtetet me më shumë vende pune në energjinë diellore

Energjia diellore po bëhet një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e përzierjes energjetike të planetit.

Vitin e kaluar, mbi 250,000 amerikanë punonin në sektorin e energjisë diellore. Megjithëse kjo shifër është mbresëlënëse, ajo përfaqëson një rënie prej 3.8 për qind që nga viti 2016.

Këto janë 10 shtetet që kryesojnë në punësimet e këtij sektori

  1. Nevada – 6,564 vende pune

Nevada shënoi një rënie prej rreth 22 për qind në vendet e  punës së industrisë diellore në krahasim me vitin 2016, megjithatë, aty ende punojnë më shumë se 6500 njerëz.

  1. Kolorado – 6,789 vende pune

Në faqen e saj të internetit, Shoqata e Industrive të Energjisë Diellore (SEIA) raporton se tregu diellor në Kolorado ka “potencial të madh për zgjerimin diellor”. Numri i vendeve të punës në këtë shtet u rrit në 2017 në pak më shumë se 6,700, sipas shifrave të Fondacionit Solar.

  1. New Jersey – 7,106 vende pune

Vendet e punës në New Jersey u rritën në 2017, duke shkuar në pak më shumë se 7,100. SEIA ka raportuar se në shtet ka mbi 480 biznese diellore, duke filluar nga prodhuesit në kontraktues/instaluesit dhe zhvilluesit e projekteve.

  1. North Carolina – 7,622 vende pune

Me një rritje rreth 7 për qind, Karolina e Veriut ishte shtëpia e pak më shumë se 7,600 punëtorëve të sektorit diellor vitin e kaluar. Në faqen e saj të internetit, SEIA thotë se kjo industri është nxitur nga politikat e forta të shtetit.

  1. Arizona – 8,381 vende pune

Vendet e punës diellore në Arizonë u rritën në vitin 2017. I bekuar nga një bollëk i diellit, shteti mund të mburret me një numër të objekteve mbresëlënëse diellore, siç është projekti diellor 290 MW Agua Caliente. Agua Caliente mund të prodhojë energji për 100,000 shtëpi mesatare dhe të zhvendosë 220,000 tonë dioksid karboni në vit, sipas zhvilluesit First Solar.

  1. Florida – 8.589 vende pune

Shteti diellor pa një rritje në numër të punëve diellore nga 8,260 në 2016 në mbi 8,500 në vitin 2017.

  1. Teksas – 8,873 vende pune

Shoqata e Energjisë diellore në Teksas thotë se vendi ka burimin më të madh diellor në SHBA. Ata shtojnë se energjia diellore po ndihmon në dyfishimin e furnizimit me energji të Texasit dhe në uljen e konsumit të ujit.

  1. New York – 9,012 vende pune

Energjia diellore po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për shtetin e Nju Jorkut. Në fillim të vitit 2017, guvernatori Andrew M. Cuomo njoftoi se energjia diellore e mbështetur nga shteti në Nju Jork u rrit me gati 800 për qind në mes të dhjetorit 2011 dhe dhjetorit 2016, me gati 1.5 miliardë dollarë të investuara në investime private.

  1. Massachusetts – 11.530 vende pune

Vendet e punës në këtë sektor në Masaçusets mund të kenë rënë me rreth 21 për qind në 2017, por shteti ende zotëron fuqinë punëtore të dytë më të madhe në SHBA.

  1. Kaliforni – 86.414 vende pune

Më shumë se 5.2 milionë shtëpi në Kaliforni zotërojnë energji diellore, sipas SEIA. Megjithëse numri i vendeve të punës në Shtetin e Artë ra me rreth 14 për qind në vitin 2017, Kalifornia ende kryeson listën e më të punësuarve të industrisë diellore.

Objektet e energjisë diellore në Kaliforni përfshijnë Topaz Solar Farm, i cili ka një kapacitet prej 550 MW dhe sipas zhvilluesit First Solar, mund të prodhojë energji të mjaftueshme për të furnizuar  160,000 shtëpi.

Scan Tv,  23.02.2018