Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konsumi i energjisë në Shqipëri dhe Europë

Shqipëria është vendi i tretë më konsumin më të ulët të energjisë në Europë. Madje, vendi ynë ka konsum më të ulët edhe se vende me një popullsi më të vogël, si psh Kosova, Luksemburgu, Qipro, Maqedonia etj.

Konsum më të vogël se Shqipëria në Europë regjistron vetëm Mali i Zi dhe Malta, thonë të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat.

Por ndërkohë që këto të dhëna kanë për qëllim të tregojnë se konsumi mbetet mjaft i lartë, dhe duhet ulur me 20% brenda vitit 2020, Shqipëria është një tjetër rast.

Paçka se, energjia elektrike është burimi kryesor i energjisë si për familjet edhe për bizneset, në mungesë të gazifikimit, Shqipëria ka një konsum tejet të ulët energjie, që është një tregues i zhvillimit të ulët, mungesës së teknologjisë, mungesës së industrisë, e pse jo edhe një tregues i varfërisë.

Shqipëria konsumon në vit 2.3 milionë njësi, të barabarta me milionë tonë naftë, sipas njësisë që përdor Eurostat në këtë rast, duke qenë se, synimi është të ulet përdorimi i energjisë dhe të ruhet ambienti për rrjedhojë.

Siç duket qartë nga tabela, Shqipëria ka një diferencë të ndjeshme me ndjekësit dhe me vendet e tjera të rajonit në këtë drejtim.

Scan Tv,  08.02.2018