Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Indeksi i performancës mjedisore, Shqipëria e 40-ta

Shqipëria renditet e 40-ta në rang botëror dhe ndër të fundit në rajon për gjendjen mjedisore, sipas Indeksit Botëror të Performancës mjedisore.

Indeksi i Performancës mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA. Treguesit masin objektivat ose mungesën e tyre të implementuara nga kombet, të krahasuar me njëri-tjetrin. Nënkategoritë e marra në konsideratë janë: cilësia e ajrit, uji, metalet e rënda, biodiversiteti, pyjet, peshqit, klima dhe energjia, ndotja e ajrit, burimet ujore dhe bujqësia.

Klasifikimi sipas raportit, nxjerr Zvicrën në vend të parë në botë dhe Burundin të fundit , në mesin e 180 shteteve të studiuara.

Duket se Shqipëria ka bërë përparime në rajon sa i përket reformave të ndërmarra për mbrojtjen e ekosistemeve, citon raporti, megjithatë duhet pasur në konsideratë cilësia e ajrit. Sipas raportit, në këtë tregues vendi ynë renditet i 89 në botë. Një tjetër tregues ku Shqipëria çalon, është ai i biodiversitetit, mborjtja e zonave të mbrojtura dhe e habitateve në përgjithësi: tokësore, bimore, detare etj.

Një tjetër çështje ku Shqipëria ka më pak vlerësim, është ai i agrikulturës ka një cilësi të ujit të pijshëm jo brenda normave të duhura, sipas raportit, ku pjesa më e madhe e ujit të konsumuar nga banorët rrjedhin nëpër tubacione të patrajtuara dhe sasia e ujit të pijshëm brenda rregullave është shumë e vogël.

Revista Monitor,  07.02.2018