Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tenderi problematik i KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka më shumë se 24 muaj që nuk po mund ta mbyllë procesin e prokurimit për furnizim me klima industriale. Përfaqësues të kompanisë private “Primus Engineering” po e akuzojnë KEK-un për shumë parregullsi gjatë procesit të tenderimit. Ndërsa nga KEKU-u po thonë se kanë dyshime se specifikimet teknike të këtij tenderi i janë përshtatur një prodhuesi të caktuar. Sipas tyre, pas vendimit të OSHP-së lënda do të dërgohet në Prokurori.

Ka më shumë se dy vjet që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk po mund ta përzgjedhë një operator ekonomik për furnizim me klima industriale.

Ky tender rreth gjysmë milioni euro deri më tash disa herë është shpallur, por Zyra e Prokurimit e KEK-ut ka vlerësuar se të gjitha operatorët ekonomikë që kanë qenë pjesë e tenderit ishin të papërgjegjshëm.

Madje së fundmi zyrtarë të kësaj Zyre po thonë se kanë indikacione se specifikimet teknike të këtij tenderi u janë përshtatur një prodhuesit të caktuar.

“Kemi indikacione që specifikimet teknike të këtij tenderi u janë përshtatur një prodhuesi të caktuar (pikërisht prodhuesit me të cilin ka konkurruar kompania ‘Primus’) për këtë arsye ky tender nuk po mund të zgjidhet qe dy vjet. Po ashtu edhe diferenca në çmim me ofertat tjera është mbi 200 mijë euro për mallra gati të njëjta dhe pikërisht për shkak të këtij dyshimi KEK-u posa ta pranojë vendimin nga OSHP-ja do ta drejtojë këtë lëndë në Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyra për medie e KEK-ut.

Por në anën tjetër përfaqësues të kompanisë “Primus Engineering” në mënyrë kategorike mohojnë një gjë të tillë.

Sipas tyre, kompania i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me dosje të tenderit, por KEK-u në mënyrë të jashtëligjshme ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit.

Gazeta Zëri, 30.01.2018