Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, hiqen taksat mbi importet e produkteve energjitike

Ndryshimet tatimore që parashikojnë mbështetje të të gjithë prodhuesve vendorë, kanë hyrë në fuqi në fillim të këtij viti. Vendimet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës në 22 dhjetor të vitit të kaluar janë përfshirë në buxhetin e vitit 2018.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave, bazuar në dy vendimet, hiqet akcizat për importet e të gjitha burimeve të energjisë, si dhe detyrimet doganore për importimin e lëndëve të para, produktet gjysmë të përpunuara që përdoren në aktivitetet prodhuese, makineritë dhe pajisjet e teknologjisë informative për të gjithë prodhuesit.

Sipas Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, këto ndryshime do të kenë një ndikim pozitiv në sektorin privat dhe do të rrisin konkurrencën e prodhuesve në rajon.

Nga të dhënat e zyrës statistikore të muajit të kaluar, hendeku tregtar i Kosovës u zgjerua me 11.5% nga viti në vit në 230 milionë euro, ku në nëntor eksportet shënuan rënie dhe importet nga ana tjetër u rritën me 11%. Produktet nëntokësore, makineritë, metalet bazë, mjetet e transportit, ushqimi, pijet dhe duhani ishin artikujt kryesorë të importit të Kosovës në nëntor.

Scan TV,  10.01.2018