Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nis punimet fabrika e paneleve diellore “Kaylon”

Në Turqi do të ndërtohet fabrika e parë e paneleve diellore, një investim prej 1.4 miliard dollarë nga konsorciumi i kompanive “Kalyon & Hanwha”. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të kësaj fabrike në zonën industriale të Ankarasë.

Sipas ministrit kompania turke “Kalyon” është gjithashtu pjesë e konsorciumit që me mbështetjen e qeverisë turke ka shprehur interesin e saj për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Fabrika do të jetë në funksion në fund të vitit 2018, ndërsa panelet do të përdoren së pari për ndërtimin e sistemit më të madh të paneleve diellore në Konya të Turqisë e që do të arrijë kapacitetin 1000 MW në vitin 2019.

“Në të njëjtën linjë me zhvillimet në vendet e rajonit dhe më gjerë, edhe Shqipëria tashmë po përgatit ankandin për kapacitetet e para të energjisë diellore që do mundësojnë diversifikimin e burimeve energjetike në vend”, shprehet Gjiknuri.

Në ceremoninë e organizuar të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım dhe Ministri i Energjisë Berat Albayrak.

Scan Tv,  22.12.2017