Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, rritet importi i energjisë

Kosova është detyruar të importojë më shumë se dy të tretat e nevojave të saj të përditshme të energjisë elektrike në ditët e fundit. Kjo, pasi kompania shtetërore e energjisë KEK ka reduktuar prodhimin për shkak të mungesës së qymyrit.

“Kosova ka më shumë se 14 miliardë ton rezerva të provuara të linjitit, i pestë më i madh në botë, por dy termocentralet e KEK-ut kanë përdorur furnizime nga minierat ekzistuese dhe kompania ka dështuar në përpjekjet që nga viti 2013 për t’i bindur banorët të shesin atë tokë që do të siguronte qasje në rezerva të pashfrytëzuara,” raporton “Reuters.”

Kompania ka kërkuar të shfrytëzojë rezervat e pashfrytëzuara, sepse sipas zëdhënësit të KEDS, Viktor Buzhala, po importohen rreth 700-950 MWh në ditë.

Për energjinë elektrike të prodhuar në Kosovë, çmimi është vetëm 30 euro/MWh. Dy termocentralet në dalje të Prishtinës, Kosova A dhe Kosova B përbëjnë 90 për qind të prodhimit të energjisë në vend.

Kompania, megjithatë, ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare me qeverinë.

Scan Tv,  12.12.2017