Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi në SHBA zbeh marrëveshjen e OPEC

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive për rritjen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto pritshmëri kanë klipsuar të dhënat që treguan një rënie të rezervave të naftës në SHBA dhe vendimin e OPEC për të shtyrë marrëveshjen për uljen e prodhimit.

Javën e kaluar, OPEC vendosi të shtyjë deri në fund të vitit 2018, marrëveshjen për uljen e prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë, por prodhimi në SHBA u rrit në 9.5 milionë fuçi në ditë, gjatë shtatorit.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 62.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane tregtohet pranë 57.2 dollarëve për fuçi. Analistët shprehen se prodhimi amerikan do të luajë një rol thelbësor, përsa i përket ofertës, gjatë vitit 2018.

Nëse nafta Bruto rritet mbi 60 dollarë për fuçi, atëherë kompanitë amerikane të energjisë mund të rrisin prodhimin në mbi 10 milionë fuçi në ditë, që mund të zbehë përpjekjet e OPEC dhe vendeve të tjera për të stabilizuar tregun.

Analistët dhe investitorët janë në pritje të të dhënave mbi rezervat të Institutit Amerikan të Naftës dhe të Administratës për Informimin mbi Energjinë. Pritshmëritë janë për një rënie të rezervave me 3.5 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar.

Scan Tv,  06.12.2017