Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE vijon kontrollet, 14 abonentë në polici

OSHEE vijon kontrollet për abonentët debitorë. 14 abonentë janë proceduar penalisht tek organet e hetimit dhe krimit ekonomik, për vjedhje të energjisë elektrike dhe mosrespektim të kontratës me OSHEE.

Abonentët e shoqëruar në Polici janë kryesisht nga rrethi i Shkodrës. Midis tyre u evidentuan edhe abonentë privatë, ndaj të cilëve u morën masat ligjore të nevojshme.

Strukturat e verifikim – matjes dhe Task Forcës në OSHEE Shkodër vijnë me kontrollet tek abonentët debitorë, të cilët rilidhin energjinë pas ndërprerjes së saj.

OSHEE bën apel për të gjithë abonentët debitorë që të lidhin aktmarrëveshje me këste lehtësuese dhe të gjejnë zgjidhje ligjore duke iu drejtuar Kujdesit ndaj Klientit.

Scan Tv,  28.10.2017