Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KLSH: Interkonjeksioni rrezikon dështimin

Linja e Transmetimit 400-kW Shqipëri – Kosovë rrezikon dështimin. Alarmi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka audituar këtë vit projektin për ndërtimin e kësaj linje.

Në raportin përfundimtar KLSH vëren se, megjithëse ka përfunduar pjesa shqiptare e projektit dhe është marrë në dorëzim nga OST, linja jo vetëm nuk është efektive, por edhe rrezikon dështimin e projektit. Shkak është kushti i vendosur nga Serbia sipas të cilit Kosova duhet të licencojë një furnizues nga Serbia që të furnizojë një pjesë të veriut të vendit në zonat e banuara nga popullsi serbe.

Ndërkaq, Operator i Shpërndarjes së Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e njohjes me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Shpërndarjes së Energjisë, e cila nuk është bërë ende efektive për shkak të kushtit serb. Operatorët e Shqipërisë dhe të Kosovës i kanë kërkuar rregullatorit evropian të heqë kushtin jo-teknik serb që pengon operatorin kosovar të kryejë funksionet e veta, por pa marrë ende një përgjigje përfundimtare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon OST-së të vërë menjëherë Kuvendin dhe Qeverinë shqiptare në dijeni të kostove të ngërçit, por sidomos rrezikut të dështimit të projektit. Nga autoritetet përkatëse shqiptare vlerësohet se humbjet vjetore nga të ardhurat e munguara nga mosfunksionimi i linjës janë 500 mije-1 milion euro në vit.

Nga ana tjetër, Operatori i Transmetimit të Kosovës humb në një vit fiskal rreth 14 milionë euro duke mos vjelë tarifat e transmetimit ndërkufitar të energjisë, të cilat shkojnë në arkën e operatorit serb.

Scan Tv,  21.10.2017