Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta shënon rritje ditën e sotme

Gjatë ditës të sotme, çmimet e naftës janë regjistruar në rritje, duke konfirmuar trendin e sesionit të kaluar. Në këtë rubrikë ju njohim me ndryshimin e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ju tregojmë çmimin real me shumicë, me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit, në varësi të tendencës së çmimeve gjatë ditës së djeshme.

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar edhe në tregun vendas gjatë sesionit të sotëm.

Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 145.07 lekë për litër, nërritje me 1.05% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91.1 lekë për litër, ose 67% e çmimit total.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta futet në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.

Scan Tv,  06.10.2017