Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, tremujori rekord i fitimeve

Çmimet e naftës janë karakterizuar nga luhatje minimale gjatë sesionit të fundit të javës, pavarësisht se e filluan ditën në rritje. Investitorët po tregohen të kujdesshëm, për shkak të tensioneve në rajonin autonom të Irakut, Kurdistan. Ndërkohë, në mbyllje të tremujorit të tretë të këtij viti, nafta Brent e Londrës ka publikuar fitimet më të mëdha që nga viti 2004.

Kontratat e naftës europiane tregtohen pranë 57.3 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në 2 vitet e fundit. Ndërkohë, nafta Bruto amerikane kuotohet pranë 51.5 dollarë për fuçi dhe pritet të realizojë tremujorit e tretë më të mirë që në 10 vitet e fundit. Kurdët e Irakut votuan pro shkëputjes, në referendumin e së hënës, por kjo ka zëmëruar Turqinë, qeverinë qendrore në Bagdad dhe fuqitë e tjera, të cilët i frikësohen shpërthimit të konfliktit në këtë rajon të pasur me naftë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi votimin të paligjshëm dhe kërcënoi me ndërhyrje ushtarake për të parandaluar krijimin e shtetit kurd. Gjatë muajit shtator, nafta ka gjetur një mbështetje edhe nga dëmtimi i prodhimit të SHBA nga uraganet që prekën zonat e naftës.

Scan Tv,  30.09.2017