Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kurdistani mbështet naftën, Turqia kërcënon

Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve, pas dy ditësh në rënie, për shkak të përshkallëzimit të tensionit në veri të Irakut.

Rajoni autonom i Kurdistanit votoi në favor në pavarësisë në referendumin e së hënës, ndërsa rezultatet u shpallën të mërkurën.

Nafta Brent e Londrës është ngjitur sërish përmbi 58.5 dollarë për fuçi, ndërsa më herët gjatë javës preku edhe nivelin më të lartë në dy vitet e fundit, prej 59.5 dollarë për fuçi.

Nafta Bruto amerikane u rrit përmbi 52.7 dollarë për fuçi dhe po tregtohet pranë nivelit më të lartë në 5 muajt e fundit.

Rajoni i Kurdistanit eksporton rreth 550 mijë fuçi në ditë dhe nëse Turqia ndërpret tubacionet atëherë do të ishte një humbje e madhe për tregun.

Më herët gjatë javës, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se mund të përdorë ushtrinë, për të parandaluar krijimin e shtetit të pavarur të Kurdistanit.

Turqia premtoi gjithashtu se, do të nënshkruajë marrëveshje vetëm me qeverinë e Irakut mbi eksportet e naftës.

Çmimet e naftës kanë gjetur edhe një mbështetje nga rënia surprizë e rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Scan Tv,  29.09.2017