Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italianët të interesuar për energjinë në Kosovë

Italia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka deklaruar Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, gjatë takimit që ka zhvilluar sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast ministri Lluka duke falënderuar diplomatin italian për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i kanë dhënë Kosovës, ka theksuar se ky bashkëpunim duhet të avancohet edhe më tutje, në veçanti në fushën e ekonomisë.

Ministri Lluka ka informuar ambasadorin Sardi me prioritetet e MZHE-së, respektivisht  me projektetet e sektorëve strategjikë, siç janë energjia dhe minierat, të cilët konsiderohet si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kreu i MZHE-së ka bërë të ditur se në fushën e energjisë aktualisht në proces të realizimit janë projekti i TC Kosova e Re dhe projekte tjera që kanë për qëllim rritjen e eficiencës së energjisë dhe zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Po ashtu, Ministri Lluka dhe ambasadorin Sardi diskutuar për interesimin e kompanive italiane për projektet si rehabilitimi i TC Kosova B dhe investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.06.2019