Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP gjysëm i mbaruar pas 16 muajsh punë

Kompania e Gazsjellësit Trans-Adriatik njoftoi të enjten se tashmë më shumë se 50% e punimeve totale kanë përfunduar, 16 muaj pas nisjes së zbatimit të projektit.

“Jemi të lumtur që TAP vazhdon të progresojë në kohë dhe brenda buxhetit. Prandaj ne mbetemi në rrugën e duhur për të transportuar gazin e parë nga Shah Deniz II në vitin 2020, duke sjellë një burim të ri energji kaq të nevojshëm në rrjetin europian të energjisë”, u shpreh Drejtori Manaxhues i TAP, Luca Schieppati.

Deri më sot në këtë projekt, ekipet e TAP në Shqipëri, Greqi dhe Itali kanë investuar mbi 16 milionë orë pune dhe kanë përshkuar afërsisht 43 milionë kilometra, pa asnjë incident madhor.

70% e rrugës që do të ndjekë gazsjellësi në Greqi dhe Shqipëri është hapur, ndërsa janë vendosur në tokë rreth 45% e tubave prej çeliku. Nga 55 mijë tubat në total, 95% kanë mbërritur në vendin e ndërtimit, ndërsa ngarkesa e fundit u shkarkuar në Brindisi mes datave 3 dhe 6 shtator.

Shcieppati ka dashur të theksojë me këtë rast edhe gatishmërinë e TAP që projekti të mos dëmtojë mjedisin dhe të rezultojë sa më i prekshëm për komunitetet që përshkon gazsjellësi.

Mbi 5500 njerëz janë punësuar në këto tre vende për ndërtimin e TAP, nga ku 85% e stafit është nga zonat pranë. TAP synon të investojë në muajt në vijim mbi 55 milionë euro në projekte të përgjegjësisë sociale në Greqi, Shqipëri dhe Itali.

Scan Tv,  08.09.2017