Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, 12 mijë familje përgjatë tubacionit marrin tapitë

Përtej volumit të investimeve në vend, apo rregullimit të një numri të konsiderueshëm segmentesh rrugore, Gazsjellësi TAP duket se po jep një kontribut të rëndësishëm edhe në çështjen e regjistrimit të pronës.

Kompania ka raportuar se ka ndihmuar më shumë se 12,000 familje përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri për të marrë certifikatat e pronësisë. Ndërkohë që falë një projekti të nisur prej saj në vitin 2013, TAP ka përmirësuar të dhënat kadastrale për rreth 34,000 prona.

Problemet e shumta me çështjet e pronësisë në Shqipëri, e nxitën TAP-in të marrë një nismë për të përmirësuar dhe përditësuar të dhënat kadastrale, jo vetëm për parcelat që ndikohen drejtpërdrejtë nga projekti, por edhe për një korridor me gjerësi 300 metra përgjatë gjurmës prej 215 km të gazsjellësit në Shqipëri.

Në kuadrin e këtij projekti, të njohur si Procesi i Përditësimit dhe Përmirësimit të Kadastrës, TAP-i mblodhi të gjithë informacionin e kërkuar, kreu matje në terren, plane studimi, informoi të interesuarit për procesin e përditësimit të kadastrës, etj. Të gjitha shpenzimet lidhur me këtë proces u mbuluan nga ana e TAP.

Scan Tv,  07.09.2017