Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albgaz shpreson të mbyllë bisedimet për mirëmbajtjen e TAP

Operatori i Sistemit të Transmetimit të gazit, Albgaz, është në bisedime me konsorciumin që po ndërton gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (TAP) mbi mundësitë për të siguruar mirëmbajtën e tij, për pjesën shqiptare.

Në prill, kompania greke e Sistemit të Transmetimit, DESFA, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Albgaz për të krijuar një shoqëri të përbashkët për mirëmbajtjen e gazsjellësit.

“Ne ende nuk kemi marrë objektin e punimeve, si hapi i parë, nga TAP AG e cila parashikon të kontraktojë një kompani (operator lokal të sistemit të transmetimit të gazit, OST) për shërbimin e mirëmbajtjes në seksionin e tij shqiptar. Albgaz është në diskutim me TAP AG dhe ne besojmë se janë të gjitha shanset që kjo gjë të mbyllet brenda këtij viti, tha një burim zyrtar i Albgaz për agjencinë e lajmeve “Trend”

Burimi theksoi se Albgaz ka realizuar diskutime edhe kompaninë greke DESFA, por ajo nuk parashikon asnjë sipërmarrje të përbashkët ose ndonjë formë tjetër bashkëpunimi në të ardhmen, në lidhje me shërbimet e mirëmbajtjes së seksionit shqiptar të TAP pa pasur më parë në dorë gjithë detajet, si objektin e punës, filozofinë, strategjinë etj.

“Aktualisht ne besojmë se jemi në një pozicion më të mirë se ato kur u krijuam, sepse ne jemi certifikuar si OST nga Rregullatori Shqiptar dhe i njohur dhe certifikuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Do të marrim licencën e plotë brenda shtatorit 2017. Kur kjo të realizohet, ne  do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha OST-të për zhvillimet potenciale të tregut të gazit në Shqipëri në të ardhmen, por edhe të vetë Albgaz”, tha i njëjti burim.

“Albgaz” është një kompani me kapital 100% shtetëror. Kapitali fillestar i saj ishte 395 milionë lekë. Kjo shoqëri funksionon si një operator i kombinuar, duke kryer veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së gazit natyror.

Revista Monitor,  30.08.2017