Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Këputet kabulli, pa energji Golemi

Zona që përfshinë Golemin dhe Shkëmbin e Kavajës ka mbetur pa energji elektrike. Shkak për këtë, sipas OSHEE, është bërë zjarri i disa shkurreve në zonë të cilat kanë dëmtuar kabullin nëntokë të linjës 6 kv që i furnizonte me energji elektrike. Dëmtimi i kabullit nëntokësorë ka shkaktuar lidhje të shkurtër, ku për pasojë janë këputur edhe telat. Brigada e avarive po punon për riparimin e dëmit.

Shqiptarja.com  07.08.2017