Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Bashkëpunim me familjet në pamundësi pagese

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon punën në zbatim të ligjit për pagesat e faturave të dritave dhe luftën kundër atyre që abuzojnë, duke krijuar lidhje të paligjshme, përmes formave të ndryshme.

Nga ana tjetër OSHEE njofton se për abonentët që janë debitorë u ofrohet mundësia e pagesës me këste, duke negociuar me ta çdo mundësi bashkëpunimi, sidomos për familjet me ndihmë ekonomike, pensionistë apo invalidë.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit ka pasur të shoqëruar dhe të procedura në polici në Tiranë e rrethe.

Është bërë shoqërimi i një shtetasi nga Njësia e Tirana 3 e OSHEE se bashku me Komisariatin nr.3. Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë proceduar tre abonentë në zonën e Librazhdit, për cenim të matësit dhe lidhje te paligjshme. Personat përdornin grepat për t’u lidhur me linjën elektrike të OSHEE, duke e vjedhur energjinë dhe duke ju shmangur pagesës së dritave! OSHEE nuk do të toleroje askënd që abuzon dhe vjedh energjinë elektrike. Theksojmë se kontrollet kanë në fokus abonentët që kanë ndërhyre në matës”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Scan Tv,  04.08.2017