Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC shqetëson, paqartësi në tregje

Çmimet e naftë s’janë regjistruan në rënie për të dytin sesion me radhë. Gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, çmimet kanë vijuar trajektoren rënëse, si pasojë e të dhënave që flasin për një rritje të prodhimit nga vendet e OPEC.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.92 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.95 dollarëve për fuçi. Të dy benchmarkët e mbyllin javën me një rënie mbi 1%.

Ekspertët shprehen se, trajektorja e re e çmimeve merr shtysë nga rritja e prodhimit të naftës në nivel global, e sidomos nga vendet e OPEC, paçka se janë angazhuar që të shkurtojnë prodhimin.

Scan Tv,  04.08.2017