Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta luhatet lehtë

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga të dhënat që flasin për një kërkesë të fortë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.85 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.32 dollarëve për fuçi. Të dhënat më të fundit tregojnë se kërkesa për lëndë të parë në Shtetet e Bashkuara ka prekur nivelin më të lartë që prej të vitit të kaluar.

Gjatë muajve të fundit, në Shtetet e Bashkuara edhe prodhimi dhe rezervat kanë vijuar një trend rënës të qëndrueshëm. Gjithsesi, shqetësues mbetet OPEC, që pavarësisht angazhimit për të shkurtuar, vazhdon të rrisë prodhimin e naftës.  Madje, prodhimi ka prekur nivelin më të lartë të vitit, në 33 milionë fuçi.

Scan Tv,  01.08.2017