Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në marshim, prodhimi bie vitin tjetër

Çmimet e naftës e kanë nisur sesionin e sotëm në marshim, duke u ngjitur mbi 1.5%.

Trajektorja e re e çmimeve merr shtysë nga të dhënat e fundit që tregojnë një rënie të prodhimit global.

Qeveria amerikane ka ulur ndjeshëm projeksionet e prodhimit për vitin e ardhshëm. Të njëjtën gjë, ka bërë edhe agjencia ndërkombëtare  e energjisë.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.12 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.72 dollarëve për fuçi.

Të dy benchmarkët u rritën me 1.4% gjatë sesionit të djeshëm. Tashmë situata në tregun fizik është përmbysur e me shumë gjasa, çmimet do të testojnë sërish nivelin e 50 dollarëve për fuçi.

Scan Tv,  13.07.2017